Arritja e një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, do të kërkojë edhe formalizimin e saj dhe ky formalizim duhet të bëhet përmes miratimit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike. Arsim Bajrami, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të sponsorizohej nga Bashkimi Evropian, i cili është lehtësues i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje duhet edhe formalisht ta shfuqizojë tërësisht Rezolutën 12 44 dhe duhet të zëvendësohet me një rezolutë tjetër, e cila do t’i hapë rrugë anëtarësimit brenda OKB-së. Në një mënyrë, me këtë rezolutë do t’i jepej fund administrimit ndërkombëtar, i cili është përcaktuar me Rezolutën 12 44 dhe do të bëhej një lloj njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Me këtë hapet rruga që përmes një rezolute të re të trasohet rruga e anëtarësimit të plotë të Kosovës brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thotë, profesor, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …