Arsim Bajrami: Botim Shkencor ’25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimi i Kosovës

Sot doli nga shtypi botimi më i ri i dy akademive tona ASHAK-ut dhe ASHSH me titull:
“25-vjetori i ndërhyrjes së Nato-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekull shtetndërtim, arritje dhe sfida – qasje multidisiplinare”
Përgaditi për botim:
Arsim Bajrami
Më 10 qershor 2024 me rastin e 25 vjetorit të intervenimi të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, kanë mbajtur Konferencën shkencore me titull “25-vjetori i ndërhyrjes së Nato-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekull shtetndërtim, arritje dhe sfida – qasje multidisiplinare”. Me këtë rast, Seksioni i Shkencave Shoqërore ka emëruar Këshilli Organizativ për organizimin e kësaj konference në përbërje: Gjyljeta Mushkolaj, Arsim Bajrami dhe Frashër Demaj. Në këtë përmbledhje punimesh, botohen fjalimet përshëndetëse të të gjithë folësve, fjalët përshëndetëse nga: Kryetari i ASHAK-ut Mehmet Kraja, Kryetari i ASHASH-së, Skender Gjinushi, Kryeministri Albin Kurti, dhe ish-presidentet prof. dr. Fatmir Sejdiu, Alfred Moisiu dhe kumtesat e të gjithë panelistëve: Muhamedin Kullashi, Arsim Bajrami. Ksenofon Krisafi, Paskal Milo, Gjyljeta Mushkolaj, Sonja Biserko, Frashër Demaj, Hajredin Kuçi, Ibrahim Gashi, Bekim Baliqi dhe Salihe Salihu. Intervenimi i NATO-s në Kosovë, i njohur si Operacioni “Allied Force”, ishte një ndërhyrje ushtarake që filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati deri më 10 qershor 1999. Ky operacion kishte si qëllim të ndalte dhunën dhe krimet e ndodhura ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës nga forcat serbe, në kontekstin e luftës së Kosovës Pasi negociatat diplomatike në Konferencën e Rambujesë dështuan, NATO-ja vendosi të ndërhyjë ushtarakisht si përgjigje ndaj krizës humanitare. Qëllimi kryesor ishte ndalimi i dhunës, mbrojtja e civilëve dhe rivendosja e paqes në Kosovë. Sulmet e NATO-s kishin një motiv të lartë moral. Ky motiv bazohej në moslejimin e spastrimit etnik në Evropë në prag të shekullit njëzetenjë si dhe ndaljen e një katastrofe të thellë humanitare. NATO-ja u vu në mbrojtje të parimeve të të drejtave të njeriut, të cilat kanë përparësi edhe në raport me sovranitetin e shteteve. Pikërisht kjo e bën të ligjshëm sulmin e saj ndaj Federatës Jugosllave, qoftë edhe pa mandatin e OKB-së. 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: një çerek shekull shtetndërtim, arritje dhe sfida – qasje multidisiplinare 10 NATO-ja e nisi fushatën ajrore me qëllim që të parandalonte një katastrofë humanitare: vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe të ruante sigurinë rajonale duke i imponuar Beogradit planin e paqes për Kosovën në Rambuje. Presidenti amerikan Bill Klinton me rastin e fillimi të bombardimeve të NATO-s kishte deklaruar: “Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendimi dhe sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhin më pas në Ballkan dhe në rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe përreth saj”.Kurse kryeministri britanik Toni Bler me këtë rast thekson: “Vendimi për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, “kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i popullit të Kosovës”.”Nëse do të kishim lejuar që populli i Kosovës të brutalizohej edhe më tutje, që të drejtat t’i merreshin dhe që e ardhmja t’i vidhej, edhe e ardhmja jonë do të zbehej”. Ndërhyrja e NATO-s ka ngjallur debate të shumta lidhur me legjitimitetin dhe pasojat e saj, si dhe në politikën ndërkombëtare të asaj kohe. Intervenimi i NATO-s në Kosovë mbetet një nga momentet më të rëndësishme dhe të diskutueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në kontekstin e konflikteve etnike në Evropë. Duke u bazuar në vendimin e GJND-së të vitit 2011, me të cilin është konfirmuar legjitimiteti i shpalljes së pavarësisë dhe faktin se Kosova paraqet një rast sui generis të shtetndërtimit dhe pavarësisë, rast pa precedent, mund të konstatojmë se edhe intervenimi NATO-s në Kosovë është një rast sui generis i ndërhyrjes për të ndalur spastrimin etnik të një populli të tërë.
Në fund, në emër të Këshillit organizativ, shprehim falënderime për të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit e Konferencës dhe për shërbimin profesional të ASHAK-ut për përgatitjen e këtij botimi.
Prishtinë, 19,dhjetor,2024
Arsim Bajrami
Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: Duke lexuar librin monografik. “XHELAL MARKU- GAZETARI AKADEMIK ME PENË E KAMERA”, të autorit Fran Lleshi, poet e prozator i njohur

Duke lexuar librin monografik: “XHELAL MARKU– GAZETARI AKADEMIK ME PENË E KAMERA”, të autorit Fran Lleshi, poet e …