leoni

Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Ndalimi i qarkullimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës është vendim i duhur dhe nuk duhet të tërhiqet

Profesori i shkencave juridike, Arsim Bajrami, në një intervistë për  RTK-në, ka deklaruar se ndalimi i qarkullimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës është vendim i duhur dhe Kosova nuk duhet të tërhiqet prapa. Ka qenë koha që të mënjanohet cilado  valutë e shtetit tjetër sepse në një mënyrë kjo ka qenë cenim i sovranitetit. BQK ka bërë mirë që tani ka përfunduar zbatimin e valutave të tjera. Mendoj që institucionet e Kosovës, e në këtë rast BQK-ja assesi nuk duhet të pranojë anulimin e kësaj rregulloreje. Ai  theksuar se gjithashtu Qeveria nuk duhet të pranojë në asnjë variant që kjo çështje të jetë pjesë e dialogut. Kjo është qasje e padrejtë e BE-së që të jetë temë e diskutimit sepse kështu do ta çojnë dialogun në pafundësi. Çfarëdo çështje që Serbia dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë regjistri i temave do të jetë i pakufishëm. Në vend që BE të finalizojë dialogun dhe ta konkludojë atë, ajo po tenton që edhe problemet politike që po rrjedhin si pasojë e destruksionit që ka vënë Serbia, t’i vendos në temat e dialogut”, ka nënvizuar, profesori, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …