Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Partisë ka deklaruar se ky subjekt politik ende ka energji për fitore të reja. Edhe përkundër tre mandateve të qeverisjes, PDK-ja vazhdon të jetë partia më e besueshme në vend. Në një intervistë për “Epoka e re”, Bajrami ka thënë se vlerësimi i tij bazohet në hulumtimet dhe sondazhet e ndryshme. Ne jemi të gatshëm të garojmë vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale me ofertën tonë dhe, po ashtu, jemi të gatshëm të garojmë në vitin 2018 për zgjedhjet parlamentare, ku do të dalim me opsionin e fitores. Ai ka treguar se në rrugëtimin e saj, PDK-ja ka ndryshuar profilin e saj politik, por çdoherë ka qenë konstruktive karshi proceseve të shtetndërtimit dhe stabilitetit të vendit. Në këtë drejtim, PDK-ja është treguar një parti e përgjegjshme, duke bërë kompromiset e nevojshme në dobi të përfshirjes së të gjithë spektrit politik në proceset historike, ka thënë mes tjerash, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …