Profesori i mirënjohur, Arsim Bajrami ka deklaruar se Hapat e ndërmarra nga Shqipëria, dhe adresimi i kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës, janë shumë pozitivë që të hapet debati dhe të dekonspirohet raporti i Dik Martit, që ishte bazë për themelimin e Gjykatës Speciale, thotë për Radio Kosovën akademik Arsim Bajrami. Realisht nuk do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përfundimin e procesit që po zhvillohet në të ashtuquajturat Dhomat e Specializuara. Por, pa dyshim, politikisht do të mundë të bie poshtë komplet, komploti që u është bërë edhe udhëheqësve të lartë shtetërorë dhe politikë, por edhe Kosovës, duke ngritur akuza të pa baza që kanë pasur një prapavijë ruse dhe serbe, me qëllim të denigrimit të shtetit të Kosovës dhe luftës së drejtë të UÇK-së, në mënyrë që jo vetëm të rishkruhet historia por edhe të amnistojnë Serbinë për krimet dhe gjenocidin që ka bërë në Kosovë”, tha ai. Edhe në rast të miratimit në Këshillin e Evropës të rezolutës së propozuar nga Shqipëria, me të cilën kërkohet nga KE që të rishikohet rezoluta e saj që u bë bazë për themelimin e Gjykatës Speciale, ndalja e punës së kësaj gjykate është e vështirë, thotë Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …