Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, ka deklaruar se se zgjedhjet vendore kanë shënuar fillimin e procesit të ringritjes së kësaj partie. Ai ka thënë se pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve të saj historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veslei kjo parti ka arritur të rimarrë veten dhe të bëjë reformat e brendshme, duke promovuar vlera profesionale. Si njëri nga themeluesit e parë të PDK-së përgëzoj lidershipin e PDK-së, kryetarin e posazgjedhur Memli Krasniqi, kolegët dhe miqet e mi, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj dhe kandidatet tjerë për fushatën profesionale dhe dinjitoze. Jam i sigurt se ky trend i ringritjes do të vazhdojë me 14 nëntor në rrethin e dytë dhe do të kurorëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur PDK do të konfirmohet si parti lidere në skenën politike të Kosovës, ka thënë mes tjerash profesori universitar, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …