Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se terreni ku janë zbuluar mbetjet mortore të viktimave të luftës është shumë i vështirë. Që tri ditë është zbuluar varreza masive në Kizhevak të Rashkës, që ndodhet në mes të Rudnicës dhe Kopaonikut, afër një miniere dhe në një terren malor. Mbi kufomat e shqiptarëve janë hedhur gurë dhe mbeturinat e minierës që kanë krijuar gati një bjeshkë, gjë që ka vështirësuar në masë të madhe gërmimin për të gjetur kockat. Gërxhaliu thotë se pas zbulimit të varrezës tanimë janë në pritje të gjykatësit, që sipas ligjit në Serbi, ai e merr vendimin se kur do të nisin punimet. Ai thekson se procesi do të jetë i gjatë për shkak të terrenit dhe procedurës së punës që do të bëhet me dorë tash e tutje.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …