Arsim Gërxhaliu

Arsim Gërxhaliu: Vitin e kaluar janë dorëzuar për rivarrim eshtrat e 25 të zhdukurve, por mungojnë edhe 1. 600 të tjerë

Duke folur për të pagjeturit, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar familjarëve u janë dorëzuar për rivarrim eshtrat e 25 personave, por edhe 22 vjet pas luftës ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e 1 mijë e 600 të zhdukurve të tjerë. Rreth 6500 qytetarë të Kosovës kanë qenë të zhdukur pas përfundimit të luftës. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Megjithatë, ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e mbi 1600 personave, ka saktësuar, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …