Kombi shqiptar do duhej që ta themelonte Asamblenë e Përhershme Shqiptare, si institucion me karakter moral gjithëkombëtar, me qëllimin orientues të rrugëtimit politik dhe gjeostrategjik të kombit shqiptar në Ballkan dhe në gjithë botën ku jetojnë dhe veprojnë.
Asambleja e Përhershme Shqiptare, do të përbëhej nga përfaqësuesit shqiptar nga dy shtete tona kombëtare, Shqipëri dhe Kosovë, si dhe nga përfaqësuesit kombëtar që jetojnë në shtetet fqinjë në; Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi dhe nga vendet e tjera ku veprojnë ata.
Asamblenë e Përhershme Shqiptare do ta përbënin: Ish presidentët, ish kryeministrat, ish kryeparlamentarët, liderët institucional dhe të partive parlamentare të Shqipërisë e Kosovës, përfaqësuesit shqiptar institucionalë dhe politikë të shteteve fqinjë, si dhe përfaqësuesit shqiptarë me renome të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare që jetojnë kudo nëpër botë.
Kjo trupë me karakter gjithëkombëtar me mandat të përhershëm sipas pozitave, do duhej që të vendoste për kauzat tona kombëtare, si:
1. Integrimet kombëtare
2 Integrimet ndërkombëtare
3. Aleancat strategjike ndërkombëtare
4. Menaxhimin e krizave të brendshme
5. Menaxhimin e krizave të jashtme
6. Vendimin për luftë dhe paqe (sipas nevojës)
P.S. Kjo ide është personale e imja, që kaherë më rrokulliset në mendje dhe në zemër, thjeshtë duke e parë përditë si nevojë dhe domosdoshmëri e kombit tonë për dy arsye:
1.ARSYE E BRENDSHME, që të bashkohemi më shumë ndër vete, sepse aq shumë jemi katandisur dhe quar peshë këto dy dekadat e lirisë tonë si këndej e si andej kufiri dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, saqë jemi duke e rrezikuar çdo ditë edhe të ardhmen e Kombit.
2.ARSYE E JASHTME, për t’ju përgjigjur rrethanave të kohës, sepse jemi të rrethuar me shtete fqinje që çdo ditë po i diskriminojnë shqiptarët padrejtësisht, si dhe izolimi që po i bëhet shqiptarëve edhe nga ana e BE-së!
Prandaj, sa presim kot me sy hapur nga qielli, më mirë do të ishte ta provojmë të bëjmë diçka autoktone për vetën tonë, për të mirën e kombit tonë në rrugëtim kombëtar stabil tash e tutje…!