Arsim Mehmeti: Përkujtojmë dëshmorin Avni Hajredini!

Arsim Mehmeti: Përkujtojmë dëshmorin Avni Hajredini!

Sot, 21 vite më parë luftëtari gjigant i UÇK-së, trimi Avni Hajredini nga Koshtova, më 13 shkurt 2000, kishte marrë plagën e vdekjes në lumin Ibër nga bandat kriminele serbe, teksa po shpëtonte jetën e popullatës shqiptare, gra, fëmijë e pleq nga përndjekja dhe terrori serb.

Përfundimi i luftës në Kosovë, më 12 qershor 1999, nuk i solli lirinë edhe banorëve të Veriut të Kosovës, mbase shqiptarët atje ende pa i kulluar plagët nga gjenocidi i ushtrisë dhe policisë serbe, po përjetonin tmerrin e paparë sistematik nga kriminelët serb të grumbulluar.

Gjendjen terroriste në Veri të vendit tonë të shkaktuar nga Serbia, e kishte ndihmuar me ose pa qëllim edhe NATO-ja me vendosjen e KFOR-it, mbi urën kryesore të lumit Ibër që ndante fizikisht qytetin e Mitrovicës, në vend se të vendoseshin përgjatë brezit kufitar që ndante Kosovën me Serbinë. Pasojat e këtij gabimi të aleatëve të NATO-s, ende po i vuan Shteti i pavarur i Kosovës dhe shqiptarët atje.

Avni Hajredini, ishte bashkëluftëtar i pandarë me djalin e axhës së tij, dëshmorin e kombit Mehdi Hajredini, me të cilin kishin sjellë armatime të rënda këmbësorie nga Shqipëria dhe me to në shumë beteja të lavdishme asgjësuan hordhitë çetnike në Shalën e Bajgorës dhe rrethinën e Mitrovicës legjendare.

Avniu ishte vëllai i hasretit i nëntë motrave, rrjedh nga familja patriotike me lidhje farefisnore të legjendës Isa Boletini. Ai ishte aktivisti i demonstratat për Republikën e Kosovës në vitet e 90-ta dhe luftëtar i paepur i UÇK-së deri në përfundimi e luftës.

Heroizmi i Avni Hajredinit, u përjetësua në mendjet dhe zemrat e gjithë shqiptarëve që duan çlirimin dhe bashkimin e qytetit të Mitrovicës dhe mbarë kombit shqiptar!

Kisha fatin ta njoh e ta takoj disa herë Avniun në Krasmirofc, sepse motra e tij Kimetja, është gruaja e Skënder Mehmetit, djalit të axhës tim Ismajlit. Kur na vizitonte gjatë luftës në Çyçavicë, kënaqeshim sa burrë i madh i fjalës e i besës që ishte, na motivonte për luftën që bënim ndaj armikut, mahnitesha me trupin e tij të jashtëzakonshëm që ka pasur e sa bukur i rrinte uniforma e arma e UÇK-së!

Gjithmonë do ta kujtoj me mall dhe krenari!

Lavdi dëshmorit AVNI HAJREDINI !

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …