Adem Demaçi

Arsim SEJDIU: Më në fund “pushoi” Adem Demaçi!

Pushoi së jetuari, Adem Demaçi,

 

që na prishte gjumin.

 

Donte të na zgjonte,

 

“Tepër” herët.

 

E ne,

 

Dëshironim të flinim,

 

Se na vinte ftohtë,

 

Se duhej pastruar duart, 

 

Se duhej pastruar sytë,

 

Se duhej pastruar fytyrën.

 

O Adem Demaçi,

 

Po çka mendove Ti??

 

Se do na zgjosh,

 

Se do pastronim duart,

 

Sytë,

 

Fytyrën!.

 

E po, jo!

 

Ne do vazhdojmë

 

Njësoj si deri më tashti,

 

Të flemë,

 

Pa e trazuar ndërgjegjen.

 

E Ti shko nga piedestali, në piedestal,

 

Pa ne!!.

 

(Prishtinë 26. 7. 2018)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …