Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Mënyra sesi manipulojnë dhe pretendojnë ta arsyetojnë nepotizimin,  zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu, tregon një nivel papërgjegjësie, për të mos thënë edhe naiviteti. Të deklarosh para opinionit, se nipin të cilin e ke zënë, e ke parë vetëm njëherë për 50 vjet nuk do të thotë që nuk e ke nip, por do të thotë se nuk e përfillë, nuk ke ndjenjë familjare, nuk ke fare respekt për më të afërmit. Të mos e takosh të afërmin tënd për 50 vjet nuk është krim. Po ashtu ka raste kur vëllai vëllanë nuk e ka parë me decenie të tëra, por ta injorosh  e ta shpërfillës afërsinë familjare, për ta përdorur pastaj edhe  si arsyetim, thjesht është një mendjelehtësi, të cilën nuk e beson askush e më së paku i besojnë Besnik Bislimi dhe Gëzim Tosuni, i cili megjithatë tregohet paksa më i sinqertë dhe tregon se  “nuk turpërohem, nuk kam nevojë me u fsheh rreth afrisë familjare me zëvendës-kryeministrin”. Arsyetimi që pretendon t’ i  bëjë ministrja e Drejtësisë këtij rasti, për të demonstruar sundim të rendit dhe ligjit nga Qeveria ku ajo bën pjesë, është një përpjekje e papjekur e pamatur dhe në një masë mjaft naive, sepse ligji për nepotizmin askund në përmend kush me kënd është takuar, apo nuk është takuar,  por në radhë të parë  kërkohet  të dihet dhe të saktësohet afria familjare, e cila me këtë rast qëndron sipas ligjit dhe nuk fshihet  dot me arsyetime hava.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë. Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bislimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …