leoni

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Gjykatën Speciale për qasje të politizuar ndaj Hashim Thaçit

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka akuzuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin e përsëritur të kërkesave për vizitë humanitare.  Behrami theksoi se miratimi i vonuar për vizitën e Thaçit në Kosovë u bë vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke pretenduar se Gjykata Speciale vepron në bazë të analizave dhe kalkulimeve politike. Sistemi i drejtësisë ka shkelur të drejtat e z. Thaçi dhe të krerëve të UÇK-së që nga dita e parë e arrestimit të tyre. Kërkesat për vizitë humanitare u refuzuan gjatë fushatës zgjedhore, pasi Gjykata nuk dëshiroi që Thaçi të kthehej në Kosovë në atë periudhë. Vetëm pas katër kërkesave dhe përfundimit të zgjedhjeve, vizita u lejua,” deklaroi Behrami. Ai kritikoi Gjykatën për kriteret e rrepta lidhur me lejet humanitare, duke e quajtur të padrejtë vonesën për një çështje kaq të ndjeshme dhe urgjente. Sipas tij, vizita do të duhej të ishte lejuar më herët, pasi gjendja shëndetësore e një personi të shtrirë në spital mund të përkeqësohet në çdo moment.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK-ja s’ka ndryshuar qëndrim për çështjen e kryeparlamentarit

Deputeti i AAK, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim …