Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku thuhet se kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëllimin për të hequr luftën nga politika, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Behrami ka komentuar këtë informacion si një dëshmi shtesë e synimeve politike të kryeministrit Albin Kurti, duke cituar thënien e tij: “Dua ta heq luftën nga politika, e hoqa në Kosovë, tani në Maqedoni.” Ai ka vazhduar duke renditur indikacionet e tjera që, sipas tij, provojnë qëllimin politik të Kurtit, duke përfshirë mos pagesën e avokatëve të Gjykatës Speciale, përpjekjen për të shkurtuar buxhetin, mos vizitën e kreut të luftës në në Hagë dhe mbështetjen e fuqishme të ministres së Jashtme, zonjës Shvarc për urrejtjen dhe deklarimin publik kundër  UÇK-së. Në lidhje me këtë, Behrami lidh edhe me Gjykatën Speciale, e cila është përmendur si një skenar i mundshëm për realizimin e qëllimeve politike të Kurtit, duke sugjeruar se ai mund të përdoret kundër, Ali Ahmetit në Maqedoni. Behrami shprehet se mbështetja e mundshme e Kurtit për Gjykatën Speciale në Maqedoni do të kështu do të jetësojë synimin e tij për largimin e luftës nga politika dhe, si rrjedhojë, për ndryshimin e historisë, duke e përfaqësuar veten si një figurë më e madhe dhe më e lavdishme se UÇK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaron se e ka mbajtur premtimin për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se e  mbajtur premtimin  për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës. Ai …