Artan Behrami

Artan Behrami: Nëse janë të vërteta njoftimet për tërheqjen e nëntë njohjeve, meritat duhet t’i jepen, ministres, Donika Shvarc

Analisti Artan Behrami, ka thënë se nëse janë të vërteta pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Kosovës do t’i hiqen nëntë njohje, atëherë “meritat” duhet t’i jepen kryediplomates Donika Gërvalla. Ajo i ka hequr nga pozita diplomatët me përvojë që kanë qenë duke punuar me shtetet ku kanë ushtruar ndikimin e tyre Serbia dhe Rusia.  Donika i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë. Derisa ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre. Në krejt mandatin e saj, Donika është marrë me etablimin e klubeve të diasporës, duke hequr dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare!”, ka shkruar ai. Behrami ka ironizuar një deklaratë të zonjës Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kosova, më në fund, ka politikë të jashtme.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …