Artan Grubi

Artan Grubi: Shtetit i duhet stabilitet, dorëheqja e Zaevit ishte e përshpejtuar

Partnerët e koalicionit qeveritar në Maqedoni sot edhe njëherë konfirmuan se shumica parlamentare është stabile dhe u zotuan për vazhdimin e programit qeveritar dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili bashkë me përfaqësues të BDI-së Fatmir Besimi dhe Bujar Osmani, në takim me përfaqësuesit e partive të shumicës parlamentare, theksoi se janë dakorduar për vazhdimin e politikave qeveritare. “Në mungesë të Ali Ahmeti që ndaloi në Kërçovë për të festuar bashkë me mërgimtarët fitoren e madhe të BDI-së në Kërçovë, bashkë me ministrin e jashtëm Osmani dhe ministrin e financave Besimi morëm pjesë në takimin e përbashkët të partnerëve të koalicionit qeveritar. Të gjithë bashkërisht dhamë njëzëri përkrahje për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe vazhdueshmërinë e  politikave qeveritare në veçanti në aspektin e integrimit europian, aspektin e reformave, aspektin e sigurisë dhe siguruam kryeministrin Zaev, ne dhe partnerët tjerë të koalicionit që jemi njëzëri në mbështetje të politikave qeveritare”, theksoi Grubi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …