Zëvendës-kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës e ka befasuar dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me Covid-19 është e njëjtë në të dyja vendet. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë këtë vendim gjatë javës që vjen dhe do të rikthen masat paraprake, Grubi tregon se synimi i tyre është që të largojnë kufijtë mes vendeve, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave. Një nga vendimet e para në të cilat kemi insistuar që të ndërmirren në qeverinë e kaluar ishte të hiqen kufizimet në kufirin me Kosovën dhe këtë e arritëm pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me autoritetet shëndetësore në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …