Gazetari, Artan Hoxha, ka bërë të ditur se kompania që ka në zotërim patentën e të ashtuquajturit, Big Brother, ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit kundër Top Channelit. Ai tha në një emision televiziv se drejtuesit e kompanisë kanë ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, edhe pse Tirana ka në Polici mjaftueshëm burime njerëzore për ta zbardhur këtë sulm të rëndë. Kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother, kërkon ta mbyllë këtë program, i cili paraqet kulmin e degjenerimit vetëm për përfitime materiale. Godina e kanalit televiziv Top channel u godit me breshëri plumbash, në një sulm ku u vra rojtari i objektit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …