Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për vendin, pasi, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës. Në këtë bisedë, Muhaxhiri ka folur edhe për njoftimin se Serbia ka tërhequr një letër përmes së cilës kishte shprehur rezerva për marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve. Sa i përket urës, ai thotë se hapja e saj nuk do t’ia vlente në asnjë skenar, nëse do ta armiqësonte Kosovën me aleatët dhe do ta izolonte vendin. “Kjo do të ishte një fitore e Pirros sepse humbjet do të eklipsonin përfitimet”, ka thënë Muhaxhiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …