Avokati, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar. Sipas tij, në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se ata lirohen nga përgjegjësia. Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar, si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për ta vazhduar paraburgimin. Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllai të dëshmojë për vëllanë, bashkëshortja për bashkëshortin. Nuk e di a e ka ngritur këtë çështje mbrojtja, por kishte qenë mirë të ngritët për shqyrtim dhe të marrë një përgjigje nga gjykata”, ka thënë mes tjerash Artan Qerkini në një debat televiziv.
