Në Roganë të Dardanës është bërë zbulimi i bustit të Dëshmorit të Kombit Nevzad Balë Kryeziu. Në zbulimin e bustit ishin të pranishëm familjet e Dëshmorëve, invalid, veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë. Paraprakisht, u mbajt një fjalë e rasti që I është kushtuar jetës së dëshmorit të Kombit, Nevzad Balë Kryeziut, ku në këtë rast është foluar për herozmin dhe rezistencën që bëri ndaj armikut. Fjalën e rastit, për jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit dhe prezentimin e të pranishmëve e bëri Florim Kryeziu. Në emër të familjes foli, djali Bajram Kryeziu i cili falëndroi të pranishmit të cilët na nderuan. Për ndërtimin e bustit është kujdesuar dhe është financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës(AMKMK), ndërsa autor është skulptori Agron Blakçori. Dëshmori Nevzad Kryeziu pas një rezistence, ra heorikisht më 11 maj 1999 në përballje me forcat serbe.
