Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është cituar të ketë deklaruar se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë. “Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë. Hipoteza është për të bërë presion për lëshimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’, mirëpo sido që të jetë është një krizë e thellë energjetike që pritet të thellohet edhe më tej gjatë muajve në vijim”. Ajo thitë se Kosova nuk është i izoluar nga ndikimi i çmimeve dhe kjo krizë në një masë pritet të ketë ndikim edhe në vendin tonë, andaj me ardhjen e sezonit të dimrit, qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për rritje të çmimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …