Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime ose rritje të tarifave. Edhe pse Kosova është shtet i varfër, prodhuesit e energjisë nuk pyesin, prandaj duhet të paguhet me çmimin sikur është në bursë. Qeveria nuk e kan mundësinë që ta refuzojnë rekomandimin e ZRRE-së për rritje të çmimeve. Që nga vitit 2017 ne konsumojmë energji elektrike e deri më tani kemi importuar 40 për qind të energjisë. Çmimi po bëhet 21 centë për një Kilovat orë. Deri në 600 kilovat. 14 centë ditën, 6 centë natën. Asnjëra nga to nuk është 21. Po bëhemi ndër 10 vendet me energjinë më të shtrenjtë. Kjo është shumë e qartë që ZRRE-ja është institucion i pavarur dhe Qeveria nuk e ka mundësinë të refuzojë. Kemi ofruar subvencion që zbut çmimet e energjisë për qytetarë. Është e dhimbshme që qytetarët duhet të paguajnë shtrenjtim të energjisë. Në këtë krizë nuk jemi të vetmit, çmimet janë rritur edhe në vende të rajonit”, ka thënë ajo.
