Artin Spahiu: Sharlatan, shpifës dhe i pacipë, ky Bato-Bato Haxhiu

Ti  Bato, mbrëmë kishe një mision. Porositë sllave duhet të përcillen,  dhe ti,  je gjithmonë i gatshëm. Hallall të qoftë! Por mos harro, se je një buburrec për atë mision, ti që ke  sharë dhe ka  degraduar luftën e lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë të vitit 2001.

Shpifësit dhe bukëshkelësit janë të rrezikshëm, por të përbuzur. Shqiptarët e Maqedonisë të përbuzin z. Baton Haxhiu për shkak se ti je një sharlatan, shpifës dhe i pacipë.
Ti mbrëmë ne emisionin tënd, i quajte shqiptarët e Maqedonisë “të pa edukatë”. Për edukatë, mirësi, humanitet, njihemi nga të gjithë shqiptarët dhe të gjitha këto ti i di më mirë se të gjithë se, kur ike ti nga Kosova që ishte në luftë kundër Milosheviqit dhe  u solle me veturë të UDB-së, në Tetovë.  Asokohe  shqiptarët e kësaj ane të kanë mbajtur në prehër.
Se ti Baton Haxhiu ke qenë dhe je një “prostitutë nën-tavolinash” i gazetarisë më kanë thënë të gjithë, por, se edhe i pacipë, bukëshkalë dhe gojëpërdalë nuk kisha besuar.
Në realitet, nuk kam dashur të besoj as fjalët e disa emrave të madhej të jetës publike në Kosovë për ty, se je i shitur, bashkëpunëtor i ish- sigurimit, se në kohën e luftës në Kosovë ke ardhur në Maqedoni me makinat e UDB-se…e shume gjera tjera….Ne disa raste dëshira dhe realiteti janë në kundërshtim dhe ti këmbëngul që dëshira ime ta shoh realitetin për ty.
Se je person qe ka ndenjur nën “tavolinat” e politikanëve për të kapur një cope “mish” është pangopësi, por që për “mish” të kafshosh me pacipë ata që nuk të ka dhanë “mish”, është idiotizëm.
Mbrëmë pasi ofendove në emisionin tënd shqiptarët e Maqedonisë se janë të pa edukatë, shkove në RTK dhe volle vrerin dhe bërë konkluzione që as edhe maqedonasi dhe serbi më nacionalistë nuk ka bërë ndaj shqiptarëve dhe revolucionarëve shqiptarë me në krye Ali Ahmetin.

Me urrejtjen patetike për revolucionarët që prishën Jugosllavinë, situatën e Maqedonisë u mundove ta përshkruash identik sikur ta kishte përshkruar një serb i Sheshelit.

Sharjet, ofendimet, idiotësirat e tua dhe smira jote e sëmurë ndaj njeriut që i ka kthyer dinjitetin shqiptarëve në Maqedoni (ti e di se edhe në Kosovë), nuk janë asgjë tjetër vetëm se tentim nga një sharlatan si puna jote e degradimit të figurës më të rëndësishme në historinë e re te kombit tonë, Ali Ahmetit.
Ti mbrëmë kishe një mision. Porositë sllave duhet të përcillen dhe ti je gjithmonë i gatshëm.
Hallall të qoftë. Por mos harro, se je një buburrec për të sharrë dhe degraduar luftën e lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë të vitit 2001.

Me psiko-patologjine tënde si profiter, që në kohën e luftës beje pushime verore në Tetove, (ku tetovarët të mbanin në prehër) kalove çdo cak dhe arriti deri aty sa kërkove nga kosovarët që të kërkojnë falje, se gjoja ata e paskan sjellë Ali Ahmetin në Maqedoni!
lerësimi sharlatanë dhe ofendime të ulëta të cilat edhe rrugaçit më të keq do ti vinte turp ti përdorte.

E që ta dije raca jote prej sharlatani, mos ishte Ali Ahmeti dhe revolucionarët e tij, ti asnjëherë nuk do të ishe kthyer në Kosovë, por do vazhdoje të kaloje nga një prehër në një tjetër, në Tetovë apo gjetiu.
Po si o bukëshkalë harrove se je duke folur për një njeri që është një nga shtyllat më të rëndësishme të shtëpisë që ty sot je bërë “koqedem”, Kosovës, shtet i pavarur.

Kandarri jote prej Beogradi, nuk mund të matë veprimtarinë e Ali Ahmetit

Ti mbaje edhe të varur në mur Arben Xhaferin, askujt nuk i hy në punë, por kur të flasësh për Ali Ahmetin, mos fol i porositur. Zaevi nëse është shpëtimtari i shqiptarëve ateherë zoterote duhet ta dish nje thënië popullore- Derri i ze e i bardh kanë të njëjtin turri . Ne i njohim edhe zaevat edhe haxhiat si puna jote, por dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoni është Ali Ahmeti.

Në fund duke i kërkuar falje vetes sime që i mora kohë për të shkruar, desh harova edhe këtë:
Ti mbrëmë deklarove se Ali Ahmeti i është kthyer historisë fëmijërorë, kultuvimit të dhenve. Edhe njëherë tregove një pozicion të ndryshëm me atë të Ali Ahmetit.
Tregove edhe njehërë se Ali Ahmeti rrjedh nga një familje fisnike, si shumë shqiptarë, gjersa shumë të tjerë jetonin nga kancelari dhe komitete të ndryshme të komunizmit, shqiptarët e ndershëm vetëegzistonin me bujqësi e blektori. Pas kësaj kam edhe një pyetje të fundit:

Nëse Ali Ahmeti i është kthyer historisë së femijërisë-kultivimit të dhenve, ty ku do të ktheje poqese do i ishe kthyer historisë tënde fëmijërorë…?
Femijwrinw twnde tani s’e gjen nw Kosvwn e pavarur dhe demokratike….

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …