Artist i vitit 2022 në Ferizaj u shpall Fitim Bytyqi

Në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizaj, është mbajtur një program i pasur kulturo-artistik për fundvit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast është prezantuar një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2022, ndërsa është bërë edhe shpallja e artistit të vitit me ç’rast është zgjedhur Fitim Bytyqi, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj. Ndarjen e çmimeve e bëri Nënkryetari Aliu dhe drejtoresha Xhemile Murat-Shabani. Ndërsa të pranishmit patën rastin që të argëtohen nën tingujt e grupit mandolinistëve “Nostalgjikët”.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, njerëz që luajnë instrumente muzikore dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …