Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit

Artistët nga Komuna e Kaçanikut, zhvilluan takim pune me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Kaçanikut Kemajl Murseli si dhe me Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, ku temë diskutimi ishte themelimi i Teatrit të Qytetit. Me këtë rast Kryesuesi Murseli dhe Drejtori Doda premtuan përkrahje lidhur me kërkesën e artistëve, duke shtuar se do të vazhdohet me procedurat e nevojshme për themelimin e Teatrit të qytetit. Drejtori Doda tha se është në përgatitje të dokumentacionit të nevojshëm, për të ndjekur më pas procedurat e parapara për ta përcjellur në kuvend.

Ben Apolloni, Bekim Guri, Armend Ballazhi, Osman Isa, Lulzim Rexha, Lind Berisha, Dituri Neziraj dhe Qëndresa Loki, janë disa nga grupi i artistëve dhe studentëve të artit dramatik nga Kaçaniku dhe rrethina, që kanë iniciuar kërkesën në Kuvendin Komunal të Kaçanikut për themelimin e Teatrit të Qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …