leoni

Artisti, Imer Gashi, për nder të Festave të Nëntorit, solli portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Artisti, Imer Gashi, për nder të Festave të Nëntorit, solli portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Artisti i ri, Imer Gashi, magjistër në Fakultetin e Artit, drejtimi i pikturës  ka pikturuar në mënyrë dixhitale, ekspresive dhe me realizëm, portretin e Legjendarit Adem Jashari, në nderim të Festave të Nëntorit, me ç’ rast shënohet  dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Shaban Jashari, lindur më 28 nëntor të viti 1955.

Artisti, Imer Gashi tregon se ka punuar rreth një javë për realizimin e këtij portreti, i cili është realizuar tërësisht në mënyrë dixhitale, posaçërisht me brusha vaji. Sipas  tij, ky portret mund të printohet në format të lartë, pasi që ka densitet të madh të pixelave.

Po ashtu ai ka pikturuar  dhe flamurin kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë, i punuar njëjt sikur portreti, me ngjyra vaji,  në mënyrë dixhitale.

Imer Gashi është magjistër në Fakultetin e Artit, drejtimi i Pikturës.

Kontrolloni gjithashtu

BABI- sot një muaj nuk je fizikisht në mesin tonë- por në zemrat tona do jesh përgjithmonë

A – rdhmërinë na le të ndritur BABI H –  yji ishte ai që të …