Analisti politik, Arton Demhasaj, ka kritikuar kryeministrin,Albin Kurti dhe qeverinë e tij, për përfshirjen në një luftë hibride. Sipas tij, ky veprim po realizohet jo vetëm nga Kurti, por edhe nga pjesëtarët e partisë së tij, veçanërisht deputetët, ministrat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Luftën hibride është duke e bërë vetë kryeministri Albin Kurti me krejt qeverinë e tij e po ashtu edhe me një pjesë të madhe edhe me të partisë së tij politike. Nëse e shohim, statuset që shpërndahen nga kryeministri dhe pastaj bombardohen nga gjithë deputetët, ministra e aktivistë të LV-së, atëherë po shihet se kush po bën luftën hibride. Demhasaj ka theksuar se mediet janë duke e kryer punën e tyre dhe se nuk janë duke zhvilluar luftë hibride.
