Arton Hoti: Është ndarë nga jeta Musli Gashi,i mbijetuari i masakrës së Izbicës

Luftëtari i lirisë Arton Hoti ka bërë një njoftim mortor me ç’rast ka shkruar: U pikëllova kur mora lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Bacës Musli Gashi, një njeri i cili i përjetoi dhe mbijetoi tmerret e pashoqe të kryera nga paramilitarët serbë mbi popullatën civile të fshatrave të Drenicës. Baca Musli mbetet simbol i forcës dhe qëndresës, si i mbijetuari i masakrës së Izbicës, ku humbi përjetësisht të afërmit e tij – vëllain e dashur, Ram Gashin, dhe djalin e axhës, Brahim Gashin.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe ta vlerësojnë Bacën Musli. Kujtimi dhe sakrifica e tij do të mbesin të gdhendura në zemrat e të gjithëve ne. U prehtë në paqe!

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …