(Tash e tutje definitivisht unë jam kundër televizionit Kohavizion, kundër gazetës Koha Ditore dhe kundër portalit Koha)
Duke qëndruar në hënë dhe duke shikuar në tokë nga perspektiva të ndryshme, njëri mund të sheh ujë dhe tokë, dhe nëse tjetri do të shikoj më për së afërmi ai do të shoh male, lumenj, kodra dhe shkretëtira. Por nëse ndokush do të shikoj më afër sipërfaqes së tokës, njëri do të jetë në gjendje që të dalloj qytetet, liqenet dhe rrugët. Me këtë analizë koncize dhe briljante autori i librit “ Statehood and the Law of Self- Determination”, David Raiç, fillon eksplikimin dhe dekonstruktimin e koncepteve që kan të bëjn me shtetin dhe shtetësinë.
Shteti është koncept legal sepse bazohet në dispozita juridiko-pozitive të cilat jan të vlefshme si për ata të cilët qeverisin ashtu edhe për ata të cilët qeverisen. Aplikimi i tyre objektivisht duhet të jetë uniform. Aplikimi selektiv i normave ligjore dhe kushtetuese dhe keqpërdorimi i të drejtave civile dhe politike përveç që është shkelje flagrante e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, është edhe goditje potencialisht vdekjeprurëse për vlerat demokratike. Objektivisht njeriu sheh atë që do ta shoh. Sepse është subjektiv për nga natyra. Dhe, këtu nuk ka asgjë të keqe. Por të përhapësh të pavërteta për të tjerët, përveç që është e sanksionuar në kuptimin e të drejtës, në të njëjtën kohë do të thotë ti shkaktosh dëm të konsiderueshëm në personalitetin e dikujt. Prezumimi i pafajësisë është institucion juridik kredibil i cili duhet të respektohet nga secili. Fundja këto jan vlera për të cilat jemi përpjekur.
Për këto vlera kan sakrifikuar gjenerata të tëra. Për këtë liri është derdhur shumë gjak. Plotë veprimtarë të çështjes kombëtare janë vrarë e eleminuar për këto vlera sublime. Fatmirësisht disa prej tyre janë gjallë. Dhe mirë që janë gjallë. Këta veprimtarë me sajimin e pluralizmit politikë janë shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike, diku më shumë e diku më pak. Dhe këtu prapë nuk ka asgjë të keqe. E keqja qëndron tek mjetet e informimit, respektivisht te një shtëpi e lajmeve, burimi i financimit të së cilws është shumë i dyshimtë. Bëhet fjalë për kompaninë koha e cila nuk është duke lënë mundësi pa përdorur vetëm e vetëm për ta diskredituar veprimtarinë kombëtare të figurave eminente të çështjes kombëtare.
Nuk është e rastësishme pse në këtë kohë të zgjedhjeve, është pikërisht kjo shtëpi mediale e financuar nga lobe antishqiptare, ajo e cila është duke bërë në vazhdimësi një kontaminim total të shoqërisë kosovare. Në këtë kontekst është për çudi se si kjo shtëpi mediale, e cila është hapur kundër vlerave kombëtare shqiptare, sajon lajme bombastike kundër çlirimtarëve, boton raporte të një organizate shumëkombëshe, në të cilën përzihen edhe shtetet anti shqiptare, dha atë duke i dhënë pompozitet të jashtëzakonshëm. Ky raport ‚top sekret‘ , të cilin e siguroi me lehtësi kjo shtëpi mediale antishqiptare, është i pavërtetë, tendencioz dhe i motivuar politikisht. Shkrimet e disa gazetarucëve , si soji i Enver Rrobelit, i cili vjellë vrerë kundër figurave të PDK-së dhe SHIK-ut, janë thjesht manifestim i reduktimit të identitetit të tyre kombëtar shqiptar. Këta lloj gazetarësh nuk kanë identitet të tyre njerëzorë e kombëtarë por jan të reduktuar në qenien e tyre biologjike, dhe kaq. Kjo është shumë keq. Sepse kontaminimi i shoqërisë me të pavërteta mund të sjellë pasoja të paparashikueshme për gjithë vendin. Dhe, konsekuencat e një eskalimi të situatës pashmangshëm se do ti bartë kjo shtëpi famëkeqe mediale. Kjo shtëpi së pari duhet ti tregoj burimet e financimit të saj, që nga themelimi e jo të merret me orientime e prefernca politike e zgjedhore. Sepse kjo nuk është punë e saj. Të thuash se një figurë politike, i cili tërë jetën ia ka kushtuar atdheut, është i inkriminuar në trafikim të drogës e vrasje do të thotë të privohesh me dëshirë nga intelegjenca personale. Prandaj, jemi ku jemi, në një demokraci të brishtë, ku askush nuk jep llogari për asgjë. Përndryshe shteti i së drejtës do të duhej të merrej edhe me këtë shtëpi mediale, por edhe me çiftin e Enver Rrobelit i cili pa fije turpi e ndërgjegje kombëtare e njerëzore njollosë njerëz për qëllime të pista e të ulta.
Për fund, tash e tutje dhe definitivisht unë jam kundër televizionit Kohavizion, kundër gazetës Koha Ditore dhe kundër portalit Koha.