Trupa rezidente artistike e Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezanton: Leximin skenik “Lojëra në oborrin e pasmë”, në Parkun e Qytetit në Prishtinë, të premten me 25.06.2021, në ora 20:00.
Ngjarja zë vend në vitet 1988-91 në këndin e lojërave të qytetit Kibuts të Izraelit, në të cilën trajtohet dukuria e ngacmimeve seksuale, një dukuri kaq prezente edhe në shoqërinë tonë. Në qendër të kësaj vepre është përdhunimi i një vajze 15 vjeçare nga katër djem të rinj në oborrin e pasmë, por mbi të gjitha gjyqi publik që i bëhet viktimës, e cila pëson edhe një dhunim të dytë ligjor, pasi “ishte ajo që e nxiti dhunimin”.
Pas shfaqjes personazhet do të diskutojnë me publikun lidhur me temën e cila adresohet në shfaqje, duke e bërë kështu edhe publikun pjesë të saj.
Autore: Edna Mazya
Regjia: Zana Hoxha
Shqipëroi: Artur Lena
Aktorët/et: Zhaneta Xhemajli, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Blerta Gubetini dhe Art Pasha.
Vendi: Parku i Qytetit, Prishtinë Data: 25 qershor Ora: 20:00
Artpolis përkrahet nga programi #EJAKosovë i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia dhe CFD.
Linku i ngjarjes në Facebook: https://bit.ly/