As për votimin e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, nuk ka pasur kuorum në seancën e djeshme plenare. Për këtë pikë të rendit të ditës kanë votuar vetëm 52 deputetë, ndërsa pozita ka qenë kundër. Qeveria dhe partia që ka shumicën në kuvend janë kritikuar nga opozita se nuk kanë shprehur qëndrim për listën e propozuar për anëtarët e bordit të OSHP-së. Kandidatët e propozuar nga organi përzgjedhës i pavarur për bordin e OSHP-së janë: Ardian Behra 32.3 pikë, Hasim Krasniqi 28.7, Faruk Rexhaj 28, Adem Spahiu 26.3 dhe Ruzhdi Morina 26 pikë. Opozita ka kritikuar ekzekutivin që nuk po mban qëndrim për këtë listë të propozuar. Më pas, ministri i Financave Hekuran Murati tha se deputetët duhet të sigurohen që personat që përzgjidhen të kenë edhe kriterin e integritetit. Por deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj tha se qeveria po tenton të ngritë dyshime për anulimin e këtij procesi. Në momentin kur nuk deklarohet qeveria dhe komisioni, po shfaqni dyshime qoftë në anulimin e këtij procesi, sepse nuk janë njerëzit e pëlqyeshëm për ju dhe në procesin e ardhshëm do të jenë njerëz të pëlqyeshëm për qeverinë dhe do të zgjidhen njerëzit që do t’i përgjigjen njerëzve apo klaneve të ndryshme”, ka deklaruar Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …