As shtetasit e Gjermanisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar rezultatin e testit PCR-negativ. Pas rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shumë shteteve me rrezik të lartë të infektimit. Përpos Gjermanisë, kësaj liste iu shtuan edhe tri shtete të tjera, duke bërë kështu që numri i vendeve me rrezik të lartë të infeksionit me COVID-19 të shkojë në 24. Shtetet të cilat Kosova i konsideron me rrezik të lartë të infektimit bazuar në përditësimet e fundit janë: Franca, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Çekia, Polonia, Rumania, Portugalia, Austria, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Danimarka, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda, Qiproja dhe Lihtenshtajni.
