Sot, në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për vitin 2023, të cilën e udhëheqi Kryesuesi, Argjend Thaçi, para asamblistëve, propozoi vetëm një pikë për shqyrtim, diskutim dhe miratim. Draft- Statutin e Komunës së Malishevës të cilën e hartoi dhe draftoi, komisioni profesional.
Pas një debati të gjërë të bërë nga asamblistët, për disa sqarime që kërkuan prej anëtarëve të komisionit, për këto u përgjigjën. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe Drejtori për Adminstratë, Fatmir Ademaj.
Në fund më më shumë se dy të tretat e votave, asamblistët e miratuan Draft- Statutin e Komunës së Malishevës.
Malishevë, 11 shtator