Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj mbajti trajnimin me temë “Të drejtat e fëmijëve”

Dje, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj mbajti trajnimin me temë “Të drejtat e fëmijëve”, takim ky që u mbajt nga mentori i grupit ROR, Lekë Morina.

Ky aktivitet i realizuar nga Asambleja Komunale e Fëmijëve po zhvillohet tash e sa vite nga organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children”. Ky trajnim ishte i dobishëm për fëmijët. Kështu u shpreh kryetarja Julinda Pira, e cila falënderoi edhe Drejtorinë e Arsimit si dhe partnerët për mbështetjen e ofruar Asamblesë Komunale të Fëmijëve në jetësimin e vizionit të tyre për avancimin e të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …