Interpol

Asambleja e INTERPOL-it, ka filluar punimet në Dubai, ku pritet edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë

Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka filluar  punimet në Dubai, ku përveç tjerash do të votohet edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Policisë. Pumimet e Asamblesë do të zgjasin deri më 21 nëntor. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë. Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in, u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se ai ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion. Shtetet anëtare të INTERPOL-it të martën, më 20 nëntor, do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare e kësaj organizate, me të drejta të plota.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …