BE

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë edhe raporte vijuese

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte, përfshirë raporte vijuese  për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij këshilli. Kjo ishte përgjigjja e Këshilli i Evropës, në pyetjen e “Radios Evropa e Lirë”, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty. “Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje. Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, Rezolutën, me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i Martit. Rezoluta i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues  dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës së Këshillit të Evropës, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kreu i Komandës Amerikane në Evropë paraqet dëshminë për tensionet në Ballkanin Perëndimor përpara Senatit amerikan

Gjenerali Cavoli para Senatit: Tensionet në Kosovë dhe Bosnjë kërkojnë forcimin e pranisë të KFOR-it

Gjenerali Christopher Cavoli, një prej gjeneralëve kryesorë amerikanë, ka raportuar para Senatit amerikan mbi situatën …