leoni

OKB

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, si dhe ndaljen e menjëhershme të luftës. Rezoluta, e cila është miratuar më 24 mars në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka siguruar 140 vota në të mirë të saj nga 193 në total. Katër shtete – Siria, Bjellorusia, Koreja Veriore dhe Eritrea – i janë bashkuar Rusisë me votë kundër dhe 38 shtete kanë abstenuar. Rezoluta “kërkon ndalje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse kundër Ukrainës, në veçanti për sulmet kundër civilëve apo objekteve civile”. Në rezolutë kërkohet edhe mbrojtja e civilëve, stafit mjekësor, punëtorëve për ndihma dhe gazetarëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka konsideruar pushtim rus në Ukrainë si “luftë absurde”, e cila ka lënë të vdekur mijëra njerëz, ka shkatërruar shtëpi, ndërtesa dhe ka krijuar miliona refugjatë. Krerët e shteteve dhe qeverive të 30 vendeve aleate të NATO-s, nxorën një Deklaratë e përbashkët lidhur me  pushtimin rus të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …