Pas një diskutimi të gjatë, Asambleja Parlamentare e Aleancës Veriatlantike (NATO) ka miratuar avancimin e statusit të Republikës së Kosovës nga vëzhguese parlamentare në anëtar të asociuar të saj. Amerikanët dhe britanikët kanë qenë vendimtarë në këtë proces. Deputetja Mimi Kodheli, anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka bërë të ditur se ky avancim është arritur falë insistimit të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Ajo tha se pas një diskutimi të gjatë, në një seancë të komisionit të përhershëm, vota për avancimin e Kosovës ishte mbi 20 pro dhe 5 kishin abstenuar. Ky vendim, sipas Miomi Kodhelit, pritet të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në muajin maj, në Bullgari. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka cilësuar këtë avancim si një hap të madh për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit. Deklarata zyrtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s bën të ditur se Kosova është avancuar nga vëzhguese parlamentare në anëtare të asociuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …