NATO

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi raportin për Ballkanin Perëndimor

Në punimet e sesionit të 68-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohen në Madrid të Spanjës, Asambleja miratoi Raportin për Ballkanin Perëndimor. Raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacioinit serb, i partisë së kryetarit serb Vuçiq, në pushtet, duke pretenduar se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase nuk është shtet, duke e quajtur “Kosovo i Metohija”, si dhe duke deklaruar se “jemi duke biseduar për çështjen e statusit të Kosovës”. Gjithashtu, duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia etj. Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, janë tërësisht të pavërteta. Ai tha se Kosova është shtet sovran, i shpallur në vitin 2008 e i njohur nga 117 shtete të botës dhe pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Sa u përket bazave ruse në Serbi, Hyseni sqaroi se nuk bëhet fjalë për baza për qëllime humanitare, por ato janë baza ushtarake, të shumta në numër, e një pjesë e madhe e tyre janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën. Ai tha se Serbia është duke u armatosur me armë ruse dhe kineze.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …