Asamblisti i LDK-së në Besianë, Ekrem Rrahmani,, është përpjekur ta sulmojë fizikisht Shpejtim Bulliqin

Asamblisti i LDK-së në Besianë, Ekrem Rrahmani, është përpjekur ta sulmojë fizikisht, Shpejtim Bulliqin

Vetëvendosja në Besianë  ka bërë të ditur  se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën e djeshme  të Kuvendit të Komunës, është përpjekur  ta sulmojë fizikisht kryetarin, Shpejtim Bulliqin. Në komunikatë thuhet se asamblistët e LDK-së, e veçmas Ekrem Rrahmani, “pothuajse në secilën seancë të Kuvendit vazhdon me fyerje e sjellje prej rrugaçësh si ndaj këshilltarëve të partisë tonë, po ashtu edhe ndaj kryesuesit të Kuvendit. Këshilltari Hodolli kohë më parë e ka deklaruar daljen nga Grupi i LDK-së, po nuk ka hequr dorë edhe nga partia e tij. Duke qenë kështu, ai ka vazhduar të jetë anëtar i Komitetit për Komunitete. Por, kërkesa shumë meskine e LDK-së ishte që Hodolli të zëvendësohet me një anëtar tjetër të tyre, gjë që edhe u hodh në votim nga kryesuesi, por që nuk i mori votat e mjaftueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Raporti Ndërkombëtar: Rënie e besueshmërisë në zgjedhje dhe roli i parlamentit në pothuajse gjysmë shekulli

Një raport i fundit,  i publikuar  nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore, me …