Asdren Bytyçi nga Lista për Familje ka folur për doracakun për lëndën e edukimit seksual nëpër shkolla. Ai tha se është i shqetësuar që organizatat ndërkombëtare të cilat kanë pikëpamje liberale dhe që i financojnë këto politika në shumë vende të botës kanë arritur që brenda kësaj kurrikule ta kontrabandojnë një agjendë degjeneruese dhe shfrenuese për fëmijët e cila s’ka të bëjë asgjë me edukimin seksual shëndetësor. Bytyqi tha se kjo kurrikulë “ka të bëjë me humbjen e turpit të fëmijëve”. Ai tha nuk ka nevojë që fëmija të edukohet që mund të mos jetë djalë. Kjo është një agjendë ekstreme liberale që është shtrirë në shumë vende të botës perëndimore dhe po tentohet të shtrihet edhe në Kosovë, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …