Anëtari i kryesisë së PSD-së, Asdren Shala, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të rastit të vrasjes së Astrit Deharit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka zbuluar një moment nga protesta e mbajtur para burgut të Prizrenit më 12 nëntor 2016, ku Kurti ka bërë një deklaratë skandaloze, duke thënë Shyqyr që vdiq Astriti e po rritemi, deri me sot kemi shkye këpucë e rroba e nuk kemi mund me u rritë.” Shala shpreh irritimin e tij për mënyrën se si, partia në pushtet po instrumentalizon vdekjen tragjike të Astrit Deharit për përfitime politike. Ai e quan të papranueshme sjelljen e prindërve të Deharit, që një tragjedi familjare të përdoret për të arritur privilegje politike. Shala vazhdon duke renditur disa fakte që, sipas tij, dëshmojnë manipulimin dhe mungesën e vullnetit për të sjellë drejtësi në këtë rast. Në përfundim, shpreh mendimin se epilogu përfundimtar i rastit Dehari nuk është në interes të Vetëvendosjes, pasi kjo do t’u hiqte një kartë të fuqishme. nga fushatat politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …