Asdren Shala: Raporti personal mes Grenellit dhe Kurtit po e dëmton Kosovën

Anëtari i PSD-së, Asdren Shala, ka deklaruar se emisari special për misione të veçanta, Richard Grenell, ka një raport personal të tensionuar me kryeministrin, Albin Kurti, që po e dëmton shtetin e Kosovës. “Unë e di që Grenell e ka personale me Kurtin, këtu jemi dakord krejt. Por, ky raport personal me Kurtin i kushton Kosovës. Kam frikë për Kurtin… hatërmbetjet e 2021-të… prej atëherë kur Kurti u rrëzua nga pushteti ka dalë me akuza të rënda ndaj tij. Kjo për një shtet sovran si Kosova, që e ka me rëndësi jetike aleancën me Amerikën, është keq,” ka deklaruar Shala.  Grenell del haptazi dhe e kritikon në mënyrën më të vrazhdë të mundshme Kurtin, kjo do ta dëmtojë shtetin tonë. Kurti po mundohet të na tregojë neve se ka raporte të mira me Amerikën, por personi i dytë më i fuqishëm në krejt Departamentin është Grenelli, ai po të tregon që ky person është i padëshirueshëm dhe se marrëdhëniet ShBA – Kosovë kurrë s’kanë qenë në pikën më të ulët,” ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti dhe Angili kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe …