Asfaltohen 4 rrugica të qytetit që lidhen me rrugën “Astrit Bytyçi”

Komuna e Ferizajt ka përmbyllur edhe një cikël të investimeve në qytet me asfaltimin e 4 rrugicave të cilat lehtësojë qasjen e qytetarëve për në qendër, por edhe me magjistralen Prishtinë-Ferizaj meqë ndodhen në degëzimin e rrugës “Astrit Bytyçi”. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu me këtë rast deklaroi se përpjekjet e pushtetit për të ndihmuar qytetarët në secilën mënyrë do të jenë të vazhdueshme.  “Kjo më së shumti flet për përkushtimin tonë, atë që vazhdueshëm e kemi thënë, që kthimin e parasë publike ta bëjmë në zonat urbane, respektivisht rëndësinë që ne i japim zonave urbane respektivisht përfundimit të infrastrukturës që ka të bëjë me këto zona. Bëhet e ditur se kostoja e këtyre investimeve në rrugicat e qytetit në Ferizaj ka një kosto rreth 60 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …