leoni

Asfaltohen 5 rrugë në Lagjen e Re si dhe largohen tubat e rrezikshëm nga asbesti

Kushtet e mira klimatike po mundësojnë ende zhvillimin e projekteve infrastrukturore në të gjithë territorin e Komunës së Ferizajt. Ky është një fat i mirë edhe për qytetarët ferizajas, për shkakun se reshjet e para të borës nuk do t’i gjejnë rrugët nëpër të cilat ata kalojnë me baltë. Të tilla ishin edhe asfaltimet e 5 rrugëve në zonën e qytetit, përkatësisht në Lagjen e Re. Për të parë asfaltimin e këtyre 5 rrugëve, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ai tha se kryerja sipas dinamikës e punimeve në këto rrugë dhe projekte të tjera infrastrukturore është dëshmia më e mirë se kjo qeverisje është e përgjegjshme para qytetarëve dhe se ka qasjen e përfundimit me kohë të projekteve të nisura. Rrugët që u asfaltuan sot janë rrugët: “Gustav Majer”, “Tivari”, “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri” të gjitha këto pjesë të lagjes më moderne të Ferizajt, Lagja e Re. Tutje, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këto projekte janë kryer edhe investime në infrastrukturën nëntokësore, përkatësisht në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke bërë zëvendësimin e tubave nga materiali i asbestit, që deri më tani janë përdorur si tuba ujësjellësi e që janë vërtetuar si të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Ai tha se banorët e kësaj zone, do të kenë një pamje krejtësisht të ndryshme, për shkakun se realizimi i këtij projekti, i mundëson këtyre infrastrukturë moderne, sipas standardeve më të larta, ku janë të përfshira instalimet e reja nëntokësore, trotuaret si dhe rrugët e asfaltuara. Sfida me rrezikun që shkaktojnë tubat e asbestit eliminohet plotësisht me faktin e zëvendësimit të këtyre tubave, pjesë të këtij projekti, andaj qytetarëve të kësaj zone, përveç infrastrukturë rrugore i ofrohet edhe një garanci më shumë për shëndetin e tyre. “Duke shfrytëzuar motin e mirë, sepse zakonshëm në muajin nëntor pritet që të bie borë por falë këtij moti të mirë, ne po e shfrytëzojmë kohën e përshtatshme që të përfundojmë disa nga projektet e nisura. Pikërisht këtu ku jemi, jemi në rrugën “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri”, projekte këto që kishin nisur muaj më parë dhe kjo dëshmon më së miri se ne zhvillojmë projekte dhe dëshirojmë të përfundojmë projekte dhe jo që të ketë kohëzgjatje të madhe projekti, për faktin se edhe po shkaktojnë bezdisje të qytetarëve dhe po ashtu po ngarkojnë procedurat e kryerjes së shpenzimeve ndaj operatorëve ekonomik. Kemi treguar dhe po vazhdojmë të tregojmë përmes këtyre shembujve të këtyre projekteve, kujdesin që kemi edhe ndaj operatorëve ekonomik përmes përfundimit të projekteve me kohë dhe në të njëjtën kohë edhe kujdesin ndaj qytetarëve në mënyrë që ata t’i shijojnë projektet që ne kryejmë. Jemi këtu në një projekt që e kemi së bashku të realizuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si rezultat i këtij projekti ne do të kemi një pamje krejtësisht tjetër, një pamje krejtësisht ndryshe të këtyre lagjeve të qytetit, për faktin se do të ketë edhe trotuare, po ashtu do të ketë edhe asfaltim me dy shtresa dhe gjithsesi është një aspekt i rëndësishëm i kësaj zone ku ne po investojmë sepse janë hequr gypat e asbestit që tashmë janë treguar si gypa që kanë shkaktuar dëme në shëndetin tonë, pra krahas këtij projekti ne kemi realizuar shumë aspekte infrastrukturore, të cilësisë së tyre, sepse është bërë një punë e jashtëzakonshme nga punë kryesi, por njëkohësisht jemi kujdesur që të ketë edhe trotuar edhe shëndet të mirë si rezultat i investimit tonë. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kemi zhvilluar dhe po përfundojmë edhe dy projekte të tjera, përkatësisht në rrugën “Gustav Majer” dhe “Tivari” që janë projekte që janë financuar nga Komuna. Pra, dy janë financuar nga Komuna, kurse pjesa tjetër është pjesë që e kemi bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. E gjithë vlera e këtyre projekteve është afërsisht 150,000 euro” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …