Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i disa rrugëve brenda fshatit. Fillimin e asfaltimit të këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina. Begaj e Morina i kanë uruar banorët e fshatit Lladrovc, pasi tani do ta kenë qarkullimin më të lehtë dhe kushte më të mira. Edhe banorët u shprehen të lumtur me infrastrukturën e re rrugore, shkollën e re që po ndërtohet dhe do t’u shërbejnë atyre.