Asfaltohen dy rrugë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit  në kuadër të investimeve në infrastrukturës, ka përfunduar asfaltimin e dy rrugëve. Rrugët të cilët janë asfaltuar është rruga që lidh fshatrat Pastaselë- Koznik dhe rruga  tek gjimnazi “Xhelal Hajda-Toni”, në qytetin e Rahovecit.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, për asfaltimin e dy rrugëve thotë, si qeveri komunale përmes DShP-së, në vazhdimësi është  duke bërë plane për projekte të ndryshme që kanë për qellim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Me asfaltimin e dy rrugëve, vërtetë është bërë një punë e mirë, dhe  realizimi i këtyre dy projekteve, është i një rëndësie të madhe për lëvizjen e qytetarëve të  cilët kalojnë nëpër këto rrugë.

Drejtori Behra, potencon se brenda këtij viti do të ketë edhe rrugë të tjera të cilat do të asfaltohen, siç janë rrugët Rahovec-Pataqan, Zatriq-Drenoc, Reti-Mamushë dhe Ratkoc- Babofc.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …