Në vazhdën e realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore në lokalitete, janë asfaltuar dy rrugë në fshatin Tërstenik të komunës së Vitisë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugës “Agush Sherifi” dhe “Ali Muhaxheri”. Gjithashtu, delegacioni i Institucioneve komunale, ka parë nga afër edhe punimet e asfaltimit të rrugës në lagjen Ismajli në këtë lokalitet.