Asfaltohen katër rrugë në Turjakë të Malishevës

Edhe në fshatin Turjakë të Komunës së Malishevës, janë asfaltuar katër rrugë të reja, duke e rregulluar në masë të madhe infrastrukturën rrugore. Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat e kanë parë nga afër, drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe drejtori për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Haxhi Kastrati, kryesia dhe banorë të lagjeve ku janë asfaltuar rrugët. “Rregullimi i infrastrukturës, është prioritet i qeverisë Begaj dhe ne si komunë dhe si qeveri komunale, jemi duke shkuar drejt përfundimit të plotë të rregullimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha lagjet e fshatrave. Jo vetëm në Turjakë, por edhe në të gjitha fshatrat jemi duke punuar apo jemi në proces të fillimit të projekteve dhe këtë vit, Malisheva po bëhet një punishte e vërtet, pasi është duke u punuar në të gjitha vendbanimet”, tha drejtori Morina, i cili edhe i uroi banorët për rregullimin e katër rrugëve të reja. Kryetari i fshatit Turjakë, Haxhi Kastrati, e ka falënderuar komunën për këto investime, pasi rregullimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …